SPANJA

Sulmuesi serb i Real Madrid, Luka Jovic nuk do të rikthehet në stërvitje të hënën pasi ka thyer një kocke të këmbës së djathtë gjatë stërvitjes në shtëpi. Futbollsti ka qenë në karantinë teksa në mars u përfol edhe për një arrestim të mundshëm të tij pasi theu rregullat për të shkuar në Serbi dhe për të parë të dashurën e tij shtatzënën.

Joviç sot u testua në Madrid nga ku doli që kishte thyer një kocke të këmbës së djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje për të kapur stërvitjen të hënën.

2-vjeçari e ka sezonin e parë me Real Madrid por duket se nuk e ka nisur ashtu siç do e dëshironte një bomber debutimin tek Los Blancos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb