TIRANE

Jozefina Topalli është bërë sërish gjyshe. Lajmin e  ëmbël e ka dhënë vetë ish-kryeparlamentarja me anë të një postimi në rrjetet sociale. E bija, Megi ka sjellë jetë fëmijën e dytë, i cili është sërish djalë.

“Një engjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke i gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë e kemi zemrën plot”, ka shkruar Jozefina krah fotos së Megit me foshnjën dhe nipin më të rritur.

Megi është shumë e rezervuar për jetën e saj private dhe nuk ndan me publikun foto familjare apo detaje të ngjashme. Por nëna Jozefina që është shumë e dashur dhe e njohur nga publiku, nuk mund të mos e ndante me të gjithë lajmin e bukur.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: