Organizatorët japonezë duan të organizojnë një Olimpiadë më të thjeshtuar në Tokio, pas shtyrjes me një vit të Lojërave Olimpike 2020 për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

“Prioriteti është shëndeti dhe siguria e sportistëve, tifozëve dhe e të gjithë pjesëmarrësve”, thanë organizatorët, pas një takimi të Komitetit Ekzekutiv të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Drejtori ekzekutiv i komitetit organizator vendas, Toshiro Mutu, nuk dha detaje të sakta se si mund të thjeshtëzoheshin Lojërat.

Në fund të marsit, IOC dhe organizatorët vendas ranë dakord t’i shtyjnë Lojërat për në datat 23 korrik – 8 gusht 2021.

Tashmë duket se ka konsensus që një shtyrje tjetër nuk është e mundur, edhe nëse situata globale shëndetësore e kërkon gjatë zhvillimit të Lojërave vitin e ardhshëm.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb