Drejtuesi i Partisë Socialiste Për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Andis Salla i ka dorëzuar çelsat e shtëpisë së re familjes Metushi në fshatin Linas në Cërrik, e cila u dëmtua nga tërmeti i nëntorit të 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook numri dy i PS, Balla deklaron se procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit.

“Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja”, tha Balla.

Postimi i plotë:

#PunëJoGjumë

Cërrik – Një shtëpi e re për familjen e Xhaferr Metushit. në fshatin Linas, e cila nuk ishte për asnjë moment vetëm ? ?‍?‍?‍?në përballjen me pasojat e një fatkeqësie natyrore si tërmeti i Nëntorit 2019.

Procesi i rindërtimit në Bashkinë Cërrik po shkon drejt fundit. Deri në fund të pranverës të gjithë familjet e prekura do të gëzojnë shtëpitë e reja??‍?‍?‍?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb