Rreth 40% e njerëzve ankohen çdo vit nga ky problem sipas një sondazhi nga Shoqata Mjekësore e Podiatric amerikane. “Këpucët e gabuara, tendosjet e përsëritura, dhe proceset natyrore të plakjes mund të kontribuojnë në dhimbjen e thembrave”, thotë Kristina Gjata, pedikyriste në “Wake Forest Baptist Medical Center” në Winston, Nju Jork.

Çfarë mund të bëni për të lehtësuar këtë dhimbje? Ja disa këshilla të ekspertëve që do t’ju vijnë në ndihmë!

Bëjini masazh shputës: shkaku më i zakonshëm i dhimbjeve në pjesën e poshtme të thembrës tuaj është shputa e këmbës, ky problem godet 2 milionë njerëz çdo vit.

“Pjesa e shputës është një grup indesh që lidhin gishtërinjtë me thembrën”, thotë Irene Loi, pedikyriste në “Langone Medical Center” në Nju Jork. Kur çoheni në mëngjes masazhoni për disa minuta shputën, përsëriteni çdo ditë këtë veprim.

Gjatë rrjedhës së jetës, këmbët tona ecin më shumë se 100.000 milje. Eliminoni takat e larta apo dhe zgjidhni një palë këpucë mbështetëse. Provoni të ecni në një sipërfaqe të butë, të tillë si bari apo një udhë në vend të trotuarit dhe shmangni aktivitetet, si duke kërcyer.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: