Aktori Steven Seagal përsëriti mbështetjen e tij për Vladimir Putin dhe aleatët e tij në një festë në Moskë për ditëlindjen e tij të 70-të. Yahoo shkruan se ylli i disa filmave aksion të Hollivudit, duke përfshirë Under Siege, mori pjesë në një darkë të mbajtur për nder të tij në një restorant në Moskë të dielën.

Aleatët e Putin të pranishëm në ngjarje përfshinin prezantuesin e televizionit shtetëror rus Vladimir Soleviev dhe gazetaren ruse Margarita Simonyan, të cilët të dy janë vendosur në listën e sanksioneve të BE-së në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Putini .

Në një video të shpërndarë në Twitter , Seagal, i cili më parë e quajti Putinin “një nga liderët më të mëdhenj botërorë, nëse jo lideri më i madh botëror, i gjallë sot”, i ka quajtur të gjithë tw pranishmit si familja dhe miqtë e tij.

“Unë ju dua të gjithëve dhe ne qëndrojmë së bashku, në të gjitha,” tha ai.

Lavdërimi i Seagal për Putinin vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës hyn në javën e tij të gjashtë. Në mars, Seagal i tha Fox News Digital se ai i shikon Rusinë dhe Ukrainën “si një familje” .

“Shumica prej nesh kanë miq dhe familje në Rusi dhe Ukrainë. Unë i shikoj të dyja si një familje dhe me të vërtetë besoj se është një ent i jashtëm që shpenzon shuma të mëdha parash për propagandë për të provokuar dy vendet që të jenë në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin,” tha ai në atë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb