Prania e dy ekspertëve në komisionin hetimor parlamentar për hetimin e ndërhyrjes në sistemin TIMS shkaktoi debate mes kreut të komisionit, Ervin Salianji dhe nënkryetarit, Toni Gogu.

Pjesë nga debati:

Gogu: Si e keni siguruar informacionin paraprak…

Salianji: Një sekondë! Mbledhjen e drejtoj unë dhe nuk ia kam dhënë fjalën. Unë e përdor si shkop dhe jo si akullore si ju! (mikrofonin) Bëni pyetjet tek unë pastaj shkoni aty. Avash avash. Z.kryetar që bën zhurmuesin. Sapo morët vesh se cilët janë kërkesat për informacion fap kërcyet. Ekspertët nuk janë në pozicionin e dëshmitarëve dhe as ju mbi palët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb