TIRANË

Deputeti Ralf Gjoni, në fjalën e mbajtur në parlament, deklaroi se presidenti u vu në atë rol nga maxhoranca aktuale dhe se po hiqet nga posti po nga kjo qeveri.

Gjoni bëri thirrje ndaj deputetëve, duke thënë se ka ardhur koha që të lëmë pas sherret politike.

“Është e qartë se ju e keni ndarë mendjen për ta shkarkuar Metën. Ju e vendosët atje dhe ju iu takon që ta hiqni.

Ka ardhur koha që të mos prodhojmë sherr, por të sigurojmë të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, t’i shërbejmë klimës së biznesit dhe largimit nga urrejtje. Është shqetësim që shpreh një prind mbi të gjitha”, deklaroi Gjoni.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb