TIRANË- Ish-ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka qenë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me abuzimet dhe vjedhjet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe atë të Gjinarit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi nga Prokuroria për “BalkanWeb” se edhe pas daljes nga organi i akuzës, pas rreth 2 orësh, Dervishaj nuk ka pranuar të flasë për atë çka ka dëshmuar para prokurorëve.

“Dervishaj u largua nga Prokuroria duke përsëritur të njëjtën frazë: ‘ju gazetarët po bëni punën tuaj por nuk kam asnjë koment për të dhënë’”, tha Lala. Prokuroria e Krimeve të Rënda e ftoi para disa ditësh ish-ministrin Dervishaj për të folur për masat pas auditit të KLSH-së.

Ai do të pyetej për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Dervishaj ka shkuar i vetëm në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, pa përfaqësues ligjor. Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb