Kam humbur telefonin dhe nuk mund ta gjej dot. Po mendoj të instalojë ndonjë linjë telefonike, kështu mund t’i telefonojë çdo herë që ai humbet. Por Google po ofron një opsion më të mirë. Shkruani tri fjalë magjike tek kutia e kërkimit, dhe do të gjeni pajisjen e humbur.

Shkruani “find my phone” (gjej telefonin tim) tek Google, dhe sigurohu që ke hyrë tek shfletuesi me të njëjtën llogari të Google-it si tek telefoni. Ju menjëherë do të merrni një hartë të vendndodhjes së telefonit, si dhe mund t’i telefononi atij.

Për të marrë konfigurime më serioze, si opsioni për të fshirë të gjithë përmbajtjet në telefon, para se dikush t’i postojë të gjitha në Facebook, do t’ju duhet të instaloni Android Device Manager. Por, nëse e keni humbur telefonin poshtë divanit, gjithçka që ju duhet është një shfletues Google.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: