Prishja e një sistemi makinerish për prodhimin e çokollatave bëri që në qytetin zviceran të Oltenit të binte shi prej kakaoje.

Ngjarja në qytetin midis Zyrihut dhe Bazelit habiti kalimtarët, të cilët vunë re një shtresë të hollë pluhuri kafe që mbulonte makinat.

”Ishte një shi i imët prej kakaoje, krejtësisht i padëmshëm”, theksuan banorët.

Misteri është zbuluar.

Ka qenë një defekt i përkohshëm i sistemit të ventilimit ftohës në uzinën ”Lindt” në Olten, ku prodhohet çokollata e njohur.

Kjo rezultoi në një rrjedhje pluhuri kakaoje që era e shpërndau në zonat përreth, duke ngjallur një habi te banorët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: