Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në emisionin “Open” në News24 ka deklaruar se selia e PD është një seli e uzurpuar.

Pyetjes së gazetares Merita Haklaj, Alibeaj iu përgjigj se ka vetëm një Parti Demokratike të njohur nga ligji dhe se në DP nuk ka dy kryetarë.

Biseda:

Sulo: Ju mungon pesha politike.

Alibeaj: Ç’kupton me peshë politike

Sulo: Ju kanë ikur 3 nënkryetarë

Alibeaj: Pesha nuk caktohet nga grada që ke, por nga morali politik vlerat që përqafon, qëndrimi në momente delikate. Ata që kemi janë të zgjedhur me votë vetëm 2 janë të emëruar. Pesha e influencës në publik.

Haklaj: Ju ka marrë malli të ngjisni shkallët e PD?

Alibeaj: Jo dhe e them me dhimbje. Mbledhjet plot tensione që ia befte në mënyrë jo normale një nga deputetët që nuk ishte anëtar i grupit parlamentar, krijonin tension. Seli e zaptuar. Kalojmë tek çështja  e gjykatës. Më 25 mars u dha një vendim që bëhet efektiv sa kohë që nuk ankimohet. Për sa kohë që në të drejtën time ushtrova të drejtën e ankimit, derisa të flasë gjykata duhet të heshtim. Kam kërkuar përshpejtim gjykimit që s’po ndodh.

Pse një vendim i shumëpritur po mbahet pezull? Në 31 maj kam bërë kërkesë për të përshpejtuar procesin.

Selia e uzurpuar. Ka vetëm një kryetar. Nuk do të lodhem duke e thënë.

Ligjërisht nëse jemi në një shtet të së drejtës ka vetëm një PD të njohur nga ligji e nuk ka 2 kryetarë, ka aspirantë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: