Eksperti i kuzhinës Marie Aline jep disa këshilla të vlefshme, ndër të cilat mësimi i ditës është: hani mes miqve. Ja cilat janë 8 rregullat:
Lulet
Zgjidhni lule për të ftuarit tuaj, por jo të verdha, sepse duan të thonë “e di që je tallur me mua”, gardenjat duket sikur pëshpërisin një “të dua në fshehtësi”, kështu që bëni kujdes kur t’i zgjidhni.
Do të ishte mirë ta dinit më herët se cilat lule preferon ai që ju ka ftuar, në mënyrë që të jeni të përgatitur.
Shkoni atje me një shishe verë
Është zgjedhje e vështirë që të gjesh një shishe të mirë vere. Ja dy ose tre gjëra që duhet të dini, sipas Marie Aline:
1. Shmangni me çdo kusht dyqanet e mëdha të shitjes me pakicë të verës, sepse shesin verë standarde.
2. Zgjidheni verën në një dyqan të vogël ku vitrina nuk bie shumë në sy. Shikoni çmimin, kontrolloni që vera e kuqe nuk është me çmim të lartë, do të jetë patjetër zhgënjyese si zgjedhje.
3. Nuk ka rëndësi nëse është e kuqe ose e bardhë, kërkoni një verë me minerale, plot fruta, me shije banane. Nëse gjeni një verë ‘Loire’, apo një ‘Cotes du Rhône’, apo një emër që kurrë më parë nuk e keni dëgjuar, atëherë merreni: vera fsheh gjithmonë surpriza, është kuriozitet .. . vetë jeta!
Mos tregoni shaka të gjata
Koha kalon më ngadalë kur dëgjoni dikë, se sa kur flisni ju vetë. Ndaj mos tregoni shaka të gjata.
Ushqimet e preferuara
Mundohu të gatuash diçka, me produktet e stinës dhe ta çosh tek darka ku jeni të ftuar. Për shembull, në stinën e vjeshtës është shumë i mirë pilafi me kungull, ose kungulli si ëmbëlsirë.
Të ftuarit do ta vlerësojnë kujdesin që ju tregoni për t’u ushqyer shëndetshëm dhe sipas perimeve të stinës.
Mos e vendosni telefonin në tryezë
Ne nuk i vëmë bërrylat në tavolinë, aq më pak telefonin. Kjo është sjellja e duhur. Për të njëjtën arsye, nuk duhet të përgjigjeni në telefon, kur shtrohet darka.
Në drekë, ju gjithmonë mund të prisni një “telefonatë të rëndësishme”. Por gjatë darkës, zyrat janë të mbyllura. Për më tepër, nuk duhet të shkruani mesazhe në telefon gjatë kohës që jeni në tryezë.
Pse duhet t’ vëmë të dy duart në tavolinë
Mënyra e sjelljes në tavolinë është shumë e rëndësishme për t’u prezantuar në një darkë mes miqsh, ose të panjohurish. Tregon klasin tuaj, ndaj ashtu siç nuk vendosen bërrylat në tavolinë, edhe duart duhet të qëndrojnë sipër, për shkak të etikës.
Ndihmoni në kuzhinë nëse keni mundësi
Nëse gatimi i darkës ku jeni ftuar nuk ka përfunduar ende, ndihmoni në kuzhinë. Mund të tregoni aftësitë tuaja dhe ndërkohë të mësoni diçka të re.
Kthimi i ftesës
Fto edhe ti për një darkë miqtë, nëse kjo është e mundur. Këto janë dy rastet të zakonshme:
1. Darka ishte e shijshme, vera e shijshme dhe ju patët një shërbim perfekt. Nëse dëshironi t’ua ktheni me të njëjtën monedhë miqve, organizoni një darkë në shtëpi edhe ju. Nëse nuk keni mundësi, ftojini të hanë në ndonjë restorant.
2. Darka ishte një fatkeqësi, ushqimi dhe vera pa shije, por gjithsesi kthejuani ftesën. Përgatisni diçka të shpejtë, një sallatë të vogël, verë dhe djathë të mirë. /shije/
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: