Boris Johnson u qortua sot nga një gazetare ukrainase e përlotur për dështimin e Perëndimit për t’i mbrojtur ata nga “barbari” Vladimir Putin.

Kryeministri u akuzua se kishte ‘frikë’ për të mbrojtur njerëzit ndërsa ai zhvilloi një konferencë shtypi gjatë një vizite në Poloni.

Daria Kaleniuk tha se gratë dhe fëmijët “po e merrnin goditjen” sepse NATO nuk do të zbatonte një zonë ndalim-fluturimi.

Screenshot 14

“Ju nuk do të vini në Kiev Kryeministër… sepse keni frikë,” tha ajo, duke shtuar se NATO donte të shmangte Luftën e Tretë Botërore, por ajo kishte “nisur tashmë”.

Johnson u përgjigj se nuk mund të pretendonte që Perëndimi do të ndërhynte ushtarakisht.

Screenshot 13

“Fatkeqësisht, implikimi i Mbretëria e Bashkuar do të ishte të angazhohej në rrëzimin e avionëve rusë, të angazhohej në luftime të drejtpërdrejta me Rusinë, kjo nuk është diçka që ne mund ta bëjmë”, tha ai.

Konfrontimi erdhi pasi Johnson akuzoi Putinin për përdorimin e ‘taktikave barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb