Kategoria Superiore do t’i japë fund pushimit një mujor ditën e martë, kur do të luajë javën e fundit të fazës së dytë, e cila i jep fund gjysmës së parë të kampionatit dhe do të kurorëzojë dhe kampionin e dimrit, çmimin simbolik tradicional, për të cilin është në pole-position ekipi i Kukësit.

Të pesta sfidat do të luhen në një ditë dhe në dy orare të ndryshme. Kështu në orën 14:00 janë planifikuar përballjet Vllaznia-Flamurtari dhe Kukësi-Luftëtari, ndërsa në orën 17:00 Teuta do të presë Laçin, në Korçë do të luhet Skënderbeu-Partizani dhe në Tiranë, bardheblutë presin Bylisin.

Ja kalendari i plotë:

Superliga

Java 18

Të martën

Vllaznia – Flamurtari 14:00
Kukësi – Luftëtari 14:00
Teuta – Laçi 17:00
Skënderbeu – Partizani 17:00
Tirana – Bylis 17:00

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb