Familja me 6 anëtarë e Hidajet Spahiut në Domje, Vorë jeton në një shtëpi të pabanueshme prej tërmetit të 26 nëntorit. Ata bëjnë apel për ndihmë pasi iu rrezikohet jeta.

Zonja e shtëpisë thotë për “BalkanWeb” se shtëpinë e ka prej muajsh të pabanueshme dhe se askush nuk i ka sjellë as edhe një çadër edhe pse e kanë kërkuar.

Më tej ajo thotë se dje për pak sa nuk janë djegur pasi tërmeti ka dëmtuar instalimet dhe automati i shtëpisë mori flakë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Jemi të dëmtuar nga tërmeti. Shtëpia na ka dalë e pabanueshme askush s’ka ardhur të na shikojë. Jemi 6 pjesëtarë që rrimë akoma në atë shtëpi edhe pse ka dalë e pabanueshme. Kemi kërkuar çadër askush s’na e ka sjellë.
Ju lutem më ndihmoni, ju lutem në emrin e Zotit! Mbrëmë desh u dogjëm brenda pasi na mori flakë automati i shtëpisë, pasi tërmeti ka dëmtuar dhe s‘dimë asgjë çfarë është bërë me instalimet. Ne na kap bashkia Vorë. Ata që kanë vlerësuar shtëpinë e kanë nxjerrë të pabanueshme dhe neve një çadër s’na e kanë sjellë. Ju lutem me gjithë zemër ju lutem. Kam dhe një djalë të vogël 2 vjeç, jetojmë me frikë se po na zë shtëpia poshtë.
Nuk do doja asgjë tjetër veç të më rregullonin shtëpinë ju lutem. Të paktën njëherë për njëherë një çadër që të flemë natën dhe mos të kemi frikë”, tha gruaja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb