Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis i ka kërkuar gjithë mësuesve të vendit të tij që të vaksinohen.

Për Mitsotakis, shtatori po vjen dhe shkollat duhet të rihapen në mënyrë të sigurt, por për këtë rruga e vetme është vaksinimi.

Ai thotë se nëse një mësues sëmuret është shumë e vështirë për t’u zëvendësuar prandaj për këtë arsye duhet vaksinimi i të gjithëve.

 

“Cila është politika më e mirë për të adresuar këtë çështje në mes të një pandemie? Politika më e mirë është që fëmijët tanë të kthehen në shkollë sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është arsyeja pse vaksinimi i mësuesve është kaq i rëndësishëm. Nëse një mësues i shkollës fillore sëmuret, atëherë është shumë e vështirë të zëvendësohet. Në këtë rast, shkolla ose një pjesë e saj mund të ketë nevojë të mbyllet për një ose dy javë. Kjo është arsyeja pse, nga ky hap, unë ftoj të gjithë stafin mësimdhënës, mësuesit dhe profesorët. Ju lutemi: Vaksinohuni! Në mënyrë që ne të jemi në gjendje të rihapim shkollat tona në mënyrë të sigurt dhe me problemet më të pakta të mundshme në shtator”- tha Mitsotakis.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb