Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS, nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu, ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës teksa ka ironizuar me Ervin Salianjin kur i tha se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejsbolli.

“Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t’i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit”, tha Gogu.

Më herët gjatë debatit me Salianjin, ai kërkoi nga kolegët e opozitës t’i përmbahen vendimit të Kuvendit e të mos shndërrohen në gjyqtarë. Gogu iu përgjigj akuzave të Salianjit pas arrestimit të drejtorit të IT në Policinë e Shtetit.

“Unë e kuptoj qe ju jeni shume te trembur dhe ndiqni strategjinë e atij qe është sot me i tremburi ne ballkonin e shtëpisë së tij. Ky rol është të marrësh rolin e gjyqtarit. Javen e kaluar donit t’i jepnit pafajësi Berishës, sot doni te bëheni gjyqtari i Ervin Mucës. Ju nuk ndiheni rehat ne rolin e parlamentarit qe heton sipas vendimit te Kuvendit. Nga njëra ane doni te shfajësoni farefisin tuaj politik dhe nga ana tjetër të ndëshkoni kundërshtarin politik”, tha Gogu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: