Ukraina ka publikuar shumë raporte këto ditë, ku pretendohen se kanë kryer sulme të shumta të suksesshme ndaj armikut rus. Nga ana tjetër, Kremlini pretendon se filmimet apo deklaratat janë të deformuara, nga ajo që po ndodh në të vërtetë në terren.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, shfaqet një shofer ukrainas, teksa komunikon me ushtarët rusë.

Ushtarët, i thonë se i ka mbaruar karburanti dhe nuk dinë ku të shkojnë e kërkojnë nga qytetari t’i tregojë se si po shkojnë luftimet. Qytetari thotë se luftimet po shkojnë në favor të ukrainasve dhe se shumë rusë po dorëzohen. Në media nisën të rriten pretendime të shumta se këto imazhe janë të rreme dhe të fabrikuara nga Ukraina. Por, BBC, e cila ka marrë mendimin e ekspertëve të gjuhës, duke bazuar thekset, dialektet dhe vendin ku është regjistruar video, kanë dalë në përfundimin se imazhet janë të vërteta dhe të sakta.

Ata thonë se një video e ngjashme nuk ndodhet në rrjete sociale më herët dhe dialektet e përdorura, si dhe uniformat ushtarake, të bëjnë të mendosh se i gjithë realizimi është i saktë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb