Në fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend, deputeti Edmond Spaho ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe nismën Ballkanin e Hapur.

Ai është shprehur se Open Balkan është një nismë nga e cila përfiton Serbia, ndërsa ai që vuan është fermeri e bujku shqiptar i cili nuk subvencionohet mjaftueshëm nga qeveria.

“I vetmi sihariq është që çmimet do të vijojnë të rriten por edhe populli qenka i gëzuar, po të dëgjosh ministrat, këtë thanë sot.

Dhe edhe qeveria është e gëzuar sepse bashkë me oligarkët, të dy palët fitojnë në kurrizin tonë. Çmimi i karburantit është i lartë, por qeveria thotë është minimumi i fitimit. Pra ato që e shesin më pak dalkan me humbje, një gazetar kishte bërë llogaritje ikte në Podgoricë e sërish i binte më lirë. Zhvat edhe qeveria së bashku me kartelin e karburantit, ushqimeve. 37 lekë për litër ishte TVSH para krizën 52 lekë për litër vetëm TVSH. Pse mos jetë e gëzuar qeveria. Mbledh para. Ku ka më mirë se të bësh [ara në kohë krize, spekulanti më i madh në këtë kohë është qeveria e Edi Ramës.

Rekord historik që në maj të mblidhej 18.3 miliard lekë. 15 milion dollarë më shumë se plani dhe pastaj si të pacipë dalin dhe thonë kemi dhënë 10 milion dollarë fermerëve për të subvencionuar karburantin.

E dimë që ka krizë dhe rriten çmimet por qeveria merr masa për të ndihmuar qytetarët dhe ato që mbledh më shumë i kthehet qytetarët. A ka blerë rezerva, jo. Rezerva nuk ka, ku iki paratë? Nëpër koncesione. E mburren mbi atë që i japin pensionistëve.
Shkoni në dyqane e shihni se sa janë çmimet e ushqimeve.

Buka, bulmeti18.4 përqind rritje çmimet.
Mishi, 7.8 përqind rritje çmimesh.
E ndodh në vendin me rrogat më të ulëta.
Me 16 përqind janë rritur familjet që nuk përballojnë dot jetesën.

Jemi vendi që paguajmë më shumë për energjinë elektrike.

Energjia elektrike, 68 lekë paguhet në serbi, 84 në Maqedoni 99 në Mal të Zi, këtu rreth 120 lekë. Dhe të thonë pastaj që po e mbajnë çmimin të parritur. Edhe i themi shqiptarëve që po ja’u japim falas. Ju po na thyeni në brinjë. Ka 10 vjet kjo gjë nuk ka nisur sot. Në një kohë që e prodhojmë nga uji me koston më të ulët.

Më shumë se 12 përqind të shpenzimeve familjare i zënën kostot e energjisë si askund në rajon.

Kjo qeveri vetëm 2 euro për hektar jep subvencion, ndërsa Serbia 80 euro për hektarë. I jep të gjitha hallkave. Pse mos të dojë Serbia Ballkan të Hapur pastaj. Mos ishte kjo nismë do kishim ngelur pa grurë.

Kosova Bosnja nuk janë. Nuk kanë ngelur pa grurë ata. Demagogjira. Grurin, qumështin, zarzavatet nga Serbia, po shqiptarët do prodhojnë gjë se gjysma janë në fshat. Apo do e zbrazim të ikin në emigrim e na rroftë Ballkani i hapur. Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm me këtë gjuhë.
Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”, është shprehur ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: