Deputeti Dashamir Shehi dhe avokati Adriatik Lapaj janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në ‘Open’ me analistin Juljan Zyla, teksa po diskutohej për çmimin e energjisë elektrike.

Debati:

Lapaj: O Julian si ka mundësi që na krahasoni me perëndimin vetëm kur bëhet fjalë për detyrime, por nuk na krahasoni për të drejtat!

Juljan Zyla: Je shumë i mirë për të shumëzuar gjërat. Dy herë dy e bën katër. Qeveria shqiptare ta ka bërë të qartë si po e menaxhon rritjen e çmimit të energjisë. Të afërmit tanë në Itali u ka fluturuar fatura energjisë.

Lapaj: Unë besoj se i ke bërë një mbrojtje të shkëlqyer qeverisë.

Juljan Zyla: Unë s’mbroj qeverinë, mos më bëj komplimente kot. Do kishte zemërim të njerëzve nëse do ishte kapriço e qeverisë. Shqiptarët nuk mund ti gënjejë asnjëlloj opozite dhe asnjë tjetër dhe ti thoën që ka faj Rama, ndërkohë që ata kanë televizor dhe shikojnë që lufta në Ukrainë nuk po e shpik Rama. 

Eni Vasili: Pyetja është si do e paguajnë. 

Zyla: Ata e shikojnë që kjo qeveri mirë apo keq po përpiqet ta menaxhojë edhe këtë krizë, ashtu siç ka menaxhuar pandeminë, siç menaxhoi dhe tërmetin. Këta njerëz kanë pasur në krye edhe qeveri të tjera dhe nuk kanë menaxhuar dot një përmbytje në Shkodër, ndërkohë që këtu po futen falas në shtëpi të reja nga kjo qeveri. 

Shehi: Më vjen keq që ka ikur Enver Hoxha, sa punë do bënte ky, djem si ju do bënit karrierë. 

Zyla: Keni bërë ju në atë kohë. 

Shehi: Sa vjeç je ti mo. A ndjen një lloj sakëlldie për atë që thua vetë! Për këtë dritë që të jep kjo qeveri! 

Zyla: Më kundërshtoni konkretisht. 

Shehi: Më dhe ndjesi shumë të keqe.Ty ishalla të bëjnë mas Ramës. Po them për ty, se je i shkolluar. Nuk flet njeriu kështu në 2022.

Zyla: Ju politikanët e vjetër keni teknikë shumë të dëshpëruar.

Shehi: Mua me vjen zot të diskutoj me ty, por më ka thirr kjo! A e merr vesh ti a jo.

Zyla: Për çfarë ke studiuar ti, unë kam studiuar shkenca politike

Shehi: Po për raketa ishalla ke studiuar. Unë s’kam fare shkollë jam autodidakt.

Zyla: Jeni inferior, e kuptoj. 

Shehi: Të jap një këshillë të vogël. Do me fol ti për energjinë elektrike. 

Shehi: Ne po flasim si të dale Shqipëria nga kjo krizë. Meqë qeverinë e vjetër e ka përmbytur Shkodra, që të kthehemi te realiteti e të shohësh ndonjë gjë, të kthehemi te punët e shtetit se ti ske punuar ndonjëherë…

Zyla: Kam punuar në shtetin amerikan, kam qenë punonjës federal. 

Shehi: Lëre mo shtetin amerikan. Ka nja 3 milionë punonjës federalë atje. Ajo qeveria që ishte përpara, që nuk ishte më e mira dhe nuk e kam dashur unë, bëri ca gjëra për energjinë elektrike. Bëri Devollin. 40% e energjisë sot merren nga HEC private. Kaloi nëpër Shqipëri edhe një TAP, ishte po e asaj kohe. 

Zyla: Edhe NATO, edhe vizat. 

Shehi: Di me fol ti për energjinë apo jo. Po ti nuk di me fol. U bë edhe një termocentral në Vlorë, që dështoi. Megjithatë i investua në këtë punë. Kjo qeveria juaj që ka përballuar krizat, u bë 9 vjet që nuk bën kurrgjë, 

Zyla: Këta skanë bërë asgjë, ata po. 

Shehi: Më thuaj një projekt ti?

Zyla: Skavica. 

Shehi: E çmë bën me qesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb