Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, i cili është drejtues politik i kësaj partie në Fier, tha se do të jetë përballë kujdo që do të tentojë të prekë apo cënojë qoftë edhe një votë të çdokujt.
Në emisionin “Open” në News24, Bardhi tha se “vërtet jam një djalë me syze, pa muskuj, kam përballë një personazh që mbështetet nga krimi i organizuar, si Belinda Balluku, por kjo nuk më step dhe nuk do më ndalë që të mbroj votën e çdo qytetari.
Nuk më tremb as Balluku dhe as krimi i organizuar që qëndron pas saj”.
Ai tha se fakti se kundërshtari vjedh zgjedhjet nuk do të thotë që ne të dorëzohemi, por të bëjmë gjithçka për të garantuar zgjedhjet, votat, të garantojmë lirinë e votës.
Bardhi tha se opozita ka strategjinë e saj për të garantuar procesin. “Në kushtet ku sot është Shqipëria, ndaj ne po kërkojmë një qeveri teknike. Duhet të bëjmë çdo përpjekje për ta arritur”, tha Bardhi.