TIRANË

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka denoncuar sot atë që e quajti kërcënim nga policia e pushtetit për policinë e shtetit.

Në një postim në “Facebook”, Balliu publikon mesazhet që shefi i policisë i dërgon vartësve për të udhëzuar kursantët të mos dezinformojnë nëpër rrjete sociale me komente pasi në të kundërt do të përjashtohen nga Akademia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

POSTIMI I PLOTË

POLICIA E PUSHTETIT KËRCËNON POLICINË E SHTETIT

Skandalet e këtij pushteti, të inkriminuar në çdo qelizë të tij, nuk kanë të ndalur.

Është e paimagjinueshme se si kupola e Policisë së Pushtetit kërcënon çdo ditë efektivët e ndershëm të Policë së Shtetit.

Fakte tronditëse kanë dalë në media ku Shefi kërcënon policët duke u thënë se: Ju vëzhgojmë kudo, mos denonconi skandalet në Polici!

Ndërsa efektivë dhe kursantë janë lënë rrugëve me uniforma që blejnë vetë apo edhe karburantin ua hedhin vetë makinave, ata kërcënohen edhe për largime nga puna.

Pushtetit të krimit i ka ardhur fundi, të gjithë duhet ta rrëzojmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb