VENEZUELË

Kryetari i opozitës venezueliane, Juan Guaido theksoi sot se prania e ushtarakëve rusë në Venezuelë është një shkelje e Kushtetutës, përcjell atsh. “Me sa duket (qeveria e Nicolas Maduro) nuk ka besim tek ushtarakët e tij, sepse po sjell të tjerë nga jashtë vendit. Ata shkelin sërish Kushtetutën”, deklaroi Juan Guaido para Parlamentit, i vetmi organ i kontrolluar nga opozita.

Juan Guaido, që është kryetari i Parlamentit, është vetëshpallur president i përkohshëm dhe ka marrë mbështetjen e rreth 50 shteteve, mes të cilave edhe SHBA-ja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb