ITALI- Papa Françesku ka ftuar të burgosurit në ambientet e brendshme të bazilikës së Shën Pjetrit për të festuar Jubileun e Mëshirës të Kishës Katolike. Lajmin e njoftoi sot kleriku i lartë i Vatikanit, kryepeshkopi Salvatore Fisichella.

Fisichella nuk dha detaje të tjera për ftesën e paprecedentë të Papës, e vlefshme për më 6 nëntor 2016. Sipas medieve italiane, mbetet i paqartë numri i të burgosurve dhe burgjet nga të cilët do të vijnë.

“Ne po studiojmë mundësinë, ne nuk e dimë nëse do të ndodhë, por ne duam që disa të burgosur të kenë mundësinë të festojnë Vitin e tyre të Shenjtë me Papa Françeskun në bazilikën e Shën Pjetrit”, theksoi Fisichella.

Një jubile, i njohur ndryshe edhe si Viti i Shenjtë, u ofron katolikëve një rast special për të kërkuar falje për mëkatet e tyre. Ai bëhet një herë në 25 vjet, por Papët mund të bëjnë vit të shenjtë ekstra.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: