Nga: ZONJA KATERINA

1 pako jufka
300-400 gr kërpudha
1 thelpi hudhër
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
½ gotë verë
½ filxhan lëng pule/perimesh
Kripë, piper, bishta qepe
Djathë kaçkavall për servirje

Në një tigan me vaj ulliri hedhim 1 thelpi hudhër dhe e lemë derisa të aromatizohet vaji. Më pas shtojmë 1 lugë gjalpë dhe kërpudhat e prera në fetëza. I spërkasim me pak kripë dhe piper dhe i lemë derisa të zbuten.

Ndërkohë në një tenxhere me ujë të vluar vendosim jufkat të ziejnë.

Shuajmë kërpudhat me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë ½ filxhan lëng pule ose perimesh. Shtojmë dhe jufkat, i përziejmë me salcën me kërpudha dhe i servirim menjëherë të ngrohta spërkatur me djathë kaçkavall dhe pak bishta qepësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb