1 pako jufka
200 gr pançetë
200 gr pana
150-200 gr djath pice
2-3 lgj vaj ulliri
Kripë, piper, arrë moskat

Ziejmë jufkat për 3-4 minuta. Në një tigan kaurdisim (pa vaj) pançetën të prerë në kubikë. Kullojmë jufkat dhe mbajmë 1 filxhan nga lëngu i zierjes.

Në një tavë të thellë të lyer me gjalpë hedhim jufkat, pançetën dhe gjysmën e sasisë së djathit. E përziejmë mirë duke e niveluar më pas në tavë. E spërkasim si shtresë të gjithë sipërfaqen e tavës me pjesën tjetër të djathit dhe në fund shtojmë panën të trazuar me pak nga lëngu i zierjes së makaronave.

E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 minuta.

MAKARONA ELB ME SALLAM FSHATI DHE PERIME

500 gr makarona elb
150-200 gr sallam fshati
1 spec jeshil, 1 spec i kuq
500 gr domate
200 gr domate qershi
400 ml ujë
2 kunguj të njomë
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
2 thelpinj hudhër
1 limon (cipë + lëng)
½ gotë verë
Kripë, piper, borzilok
Majdanoz, nenexhik

Fillimisht në një makinë grirëse hedhim domatet, ujin, ½ qepë të thatë, të bardhat e qepëve të njoma dhe 1 thelpi hudhër. I grijmë mirë të gjithë përbërësit dhe më pas kullojmë lëngun.

Në një tigan të thellë ose në një tenxhere hedhim pak vaj dhe kaurdisim sallamin e fshatit të prerë në feta. E largojmë sallamin dhe në po atë yndyrë në tigan kaurdisim pjesën tjetër të qepës së thatë dhe 1 thelpi hudhër. Ndihmojmë zbutjen me pak kripë dhe piper dhe pasi qepa të jetë kaurdisur shtojmë makaronat elb dhe specin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe vazhdojmë kaurdijen. Më pas e shuajmë gatimin me pak verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë gjysmën e sasisë së lëngut të domateve. Sapo të fillojë të marrë valë shtojmë dhe pjesën tjetër të lëngut së bashku me kungullin, sallamin e skuqur, pak cipë limoni dhe erëzat e freskëta. E lemë gatimin të përthithë lëngjet dhe për pak minuta dhe më pas fikim sobën. E mbulojmë tenxheren me një pecetë kuzhine dhe e lemë të pushojë për rreth 10 minuta dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: