TIRANE

Në ditën e 30 të protestës së tyre, banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës ë Re kanë vendosur të protestojnë me jelek ngjyrë portokalli duke marrë shkas nga protestat në Francë të ‘jelekëve të verdhë’, të cilët protestojnë kundër rritjes se çmimit të karburantit.

Të veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe me fishkëllima, banorët e zones e Astirit kanë kërkuar dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre.
Me thirrje ‘jug e veri, jemi një’ dhe ‘turp, turp’, banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën kryesore.

“Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar. Banorëve u janë bashkuar edhe deputetët e opozitës në shenjë mbështetje.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Veliaj që të mos shkelin mbi djersën e tyre.

“Do vazhdojmë të mbrojmë pronat tona, të gjithë kemi të drejtat tona, paguajmë taksat”, shprehet një qytetar.

“Qeveria u ka ndërprerë ujin banorëve. I bëj thirrje qeverisë shqiptare që të mos provokojë banorët, pasi do i pijë e zeza. Do mbajnë përgjegjësi ligjore. Shumë qytetarëve u kanë shkuar nëpër shtëpia dhe i kanë kërcënuar. ARRSH kërkon të përçajë banorët”- tha deputeti i PD, Klevis Balliu.

Sakaq, deputeti i LSI, Endrit Braimllari tha se kanë kërkuar informacion nga institucionet për projektin, ndërsa akuzoi kryeministrin se i shërben oligarkisë.

“Kemi kërkuar informacion nga institucionet mbi projektin. Meqenëse qeveria heziton të sqarojë qytetarët, kemi kërkuar informacion zyrtar. Qytetarët kanë të drejtë të informohen. Edi Rama është i fokusuar tek vjedhja dhe korrupsioni. Ky kryeministër nuk i shërben qytetarëve, por oligarkisë dhe krimit. Edi Rama është një kryeministër hajdut që drejton një qeveri hajdute”, tha Braimllari.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb