FRANCE – Të paktën 5 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e vrullshme në zonën jugore të Audes në Francë. Në pak orë gjatë natës u regjistruan reshje shiu sa në disa muajt të mbledhur së bashku, tha prefekti i qeverisë lokale të hënën.

Helikopterët e shpëtimit po prisnin përmirësimin e motit para se të fillonin operacionet e shpëtimit.  “Ne kemi njerëz të bllokuar në çati. Do të duhet të përdorim helikopterë për t’i evakuuar ata, sepse nuk mund t’i arrijmë me anije, duke pasur parasysh forcën e ujit. Është shumë e rrezikshme, “tha ai.

https://www.youtube.com/watch?v=_xJyls-ec4E

Ndër zonat më të prekura ishin fshatrat Conques-sur-Orbiel dhe Villardonnel, ku niveli i ujërave kapi dritaret e kateve të para të disa shtëpive. Vërshimet e papritura goditën pa paralajmërim. Të paktën një viktimë u zhduk nga ujërat ndërsa flinte.

Nivelet e ujit pritet të vazhdojnë të rriten në zonë të hënën, me parashikimin për reshje në pjesën e parë të ditës. Shkollat në zonën Aude u mbyllën dhe banorët u paralajmëruan të qëndronin në shtëpi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: