ROMË– Në vitin 2015, PBB-ja e Italisë pritet të rritet me 0,8 për qind, falë rritjes 1 për qind të pjesës qendrore-veriore dhe një ritje minimale, 0,1 për qind, të jugut.

Nëse konfrimohet deri në fund të vitit, kjo është rritja e parë pozitive e regjistruar në jug në shtatë vite, sipas vlerësimeve të shoqatës Svimez, që shpjegon se “kjo rritje vjen për shkak të ecurisë pozitive të konsumit”.

Sipas kësaj shoqate rritja ekonomike do të përforcohet në vitin 2016 kur Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i Italisë do të rritet me 1,3 për qind, falë rritjes 1,5 për qind në pjesën qendore-veriore dhe 0,7 për qind në jug.
(ma.ar/ansa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: