Bullizmi dhe bukuria e brendshme janë në qendër të filmit “Wonder”, ku interpreton aktorja fituese e çmimit “Oscar”, Julia Roberts.

Një përshtatje e librit “best seller” të R.J. Palacio, filmi tregon historinë e një fëmije me sindromën “Treacher Collins”, që i shkakton atij deformime në fytyrë.
Auggie Pullman i është nënshtruar më shumë se 20 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ka mësuar në shtëpi, por për herë të parë do të shkojë në shkollë. Julia Roberts, e cila interpreton nënën e 10-vjeçarit rrëfen se edhe vet ka qenë një fëmijë i turpshëm.
“Kur mund të isha më sipërfaqësore, kam qenë e çuditshme dhe jopopullore. Kështu më bënin për vete njerëzit e zgjuar dhe gazmorë”, tha Julia Roberts.

Auggie interpretohet nga Jacob Tremblay dhe audienca e shikon atë teksa vuan bullizmin dhe krijimin e miqësive të reja. Daveed Diggs, i cili është në rolin e mësuesit të 10-vjeçarit tha se kjo ishte koha e duhur për filma të tillë si “Wonder”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: