I ftuar në emisionin “Alert”, në News24, nga Granit Sokolaj, Julian Llupo, Drejtor i Mbikqyrjes së Tregut në ISHMT ka folur për produktet e importit, rëndësinë e zbatimit të legjislacioni Europian, instruksionet në gjuhën shqipe dhe dokumentacionin teknik që e shoqëron mallin. Përsa i përket ashensorëve, Llupo deklaroi se problem i 30 viteve është mungesa e kontrollit në momentin e instalimit të ashensorit në ndërtesë.

“Janë parametra që kërkohen nga BE. Shqipëria përsa i përket legjislacionit Europian e ka të pëmbushur këtë kusht. Ne jemi pjesë e kapitullit Nr.1, që mbulohet e gjithë siguria ushqimore e produkteve jo ushqimore dhe standardet e sigurisë janë ato të BE. Kur flasim për kategori të ndryshme edhe kriteret e sigurisë janë të ndryshme. Makineritë janë edhe mallrat që kërkojnë siguri më të lartë, veglat e punës në bujqësi duhet të jenë sipas BE pasi kanë rrezikshmëri të lartë nëse janë jashtë standardit. Ne vazhdimisht si institucion kërkojmë nga importuesit dhe tregtuesit e këtyre produkteve të zbatohen të gjitha kërkesat ligjore, duke filluar nga markimi, instruksionet në gjuhën shqipe dhe dokumentacionin teknik që e shoqëron mallin. Por përveç kësaj për përdoruesit është e rëndësishme që gjuha shqipe të jetë në etiketë, pasi nëse nuk përdoren në mënyrën e duhur rrezikon jetën. Si kosat e ndryshme që përdoren në kopshtari, elektrike apo me karburant. Ka rëndësi përdorimi i saktë i tyre dhe standardet. E para produkti duhet të jetë i certifikuar sipas standarteve të BE, pasi nëse nuk është atëherë bllokohet dhe shkatërrohet. Përdorimi i makinerive të tilla pa përdorur mbrojtjen e nevojshme, i rrezikon jetën.

Inspektorati ka evidentuar prej vitesh importues dhe tregtarë në tregun shqiptar ku përveç inspektimeve ka bërë dhe fushata të ndryshme ndërgjegjësimi. Përsa i përket tregstisë online, po pregatitet një legjislaion i veçantë për kontrollin që në webside dhe deri te kontrolli i hollësishëm i këtyre produkteve. Edhe kushtet e tregtisë online kanë ndryshuar dhe janë rritur numri i tyre. Problematika tek ashensorët në instalim është e mbartur, pasi për kategorinë e instalimeve nuk ka patur institucion ligjzbatues. Janë probleme të 30 viteve në vazhdim, që kur u dha leje e shfrytëzimit nuk ka patur kontroll në momentin e instalimit të ashensorit në ndërtesë. Prej 2 vitesh kjo çështje është rregulluar me legjislacion pa certifikatë vlerësimi nga një trup e autorizuar dhe një certifikatë nga inspektoriati përgjegjës që bëjmë regjistrimin e ashensorit. Sot risqet janë të larta përsa i përket elementëve të sigurisë së jetës, si frenat e ashensorit, për rastet e urgjencës, hapja automatike e dyerve, ka problematika të shumta që vijnë. Në banesat e përbashkëta ka mungesë kulture që e trajtojnë si pronë publike. Përgjegjësit kryesor janë banorët që duhet të zgjedhin administratorin që duhet të marrë përgjegjësi për problematikën e ashensorit”-tha Llupo.

Julian Llupo foli edhe për rrezikun e lodrave të pacertifikuara që shkaktojnë në shëndetin e fëmijëve.

“Tek lodrat, shkeljet janë më masive. Prodhohen kryesisht në Kinë për të gjithë botën, jo vetëm për Shqipërinë. Pjesa më e madhe duke nisur nga SHBA, Evropë kanë lodra kineze. Prodhon për të gjithë botën, por ka produkte me standarde të ulta por edhe të larta. Tregtia e lirë i çon importuesit drejt mallrave sa më të lira duke konkurruar. Por produkte të tilla që s’janë të standardeve Europiane, elementët kimikë janë në nivel zero në legjislacionin e BE. Këto lodra që e kanë në përqindje të lartë janë të ndaluara të tregtohen në Shqipëri. Importuesit duhet ta ndalojnë importin pasi do përballen me bllokime të mallrave në doganë, me penalitete, shkatërrime të produkteve. Dogana nuk kontrollon model për model, një për një, por kontroll të produkteve me bazë risku. Inspektoriati duhet të shkojë një hap më tej dhe të shtojë kontrollet e subjekteve sidomos ato që janë përsëritës te shkeljeve”-deklaroi Julian Llupo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb