JUMBO, që në fillimet e aktivitetit të tij ka ndërmarrë disa nisma të rëndësishme për shtresat në nevojë të shoqërisë, duke bërë të mundur përmirësimin e jetesës së tyre, në kuadër të përgjegjësisë sociale. Me fokusin kryesor tek fëmijët, si pjesa më e brishtë dhe më e prekur e shoqërisë, në të katër tregjet ku operon si pjesë e Grupit BALFIN, JUMBO kujdeset për t’u ofruar arsim dinjitoz dhe kujdes shëndetësor më të mirë.

Misioni i JUMBO për të sjellë më shumë buzëqeshje dhe lumturi u realizua dhe njëherë tjetër me sukses, në nismën e tyre për t’i dhuruar një të ardhme më të mirë fëmijëve të Fshatit SOS. Me këtë nismë, na kujtoi edhe një herë se sa e rëndësishme është të jemi pranë njëri tjetrit dhe mbi të gjitha pranë fëmijëve.

Gjatë gjithë vitit 2021, kompania ka mbështetur 10 fëmijë të Fshatit SOS, ku secili prej tyre ka qenë nën kujdesin e JUMBO-s, duke i mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre për veshje, lodra, mjete mësimore, si dhe çdo produkt tjetër që i nevojitet në përditshmërinë e tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky projekt është iniciuar jo vetëm në kuadër të përgjegjësisë sociale, por edhe për t’i ofruar të gjithë fëmijëve mundësi të barabarta edukimi, argëtimi dhe sociale. Vitin e ardhshëm, JUMBO do t’i bëjë pjesë fëmijët edhe në programe të tjera mbështetëse, duke ndjekur ecurinë e tyre që në një të ardhme, t’ju ofrohet mundësia të bëhen pjesë e stafit në pozicione të ndryshme.

Grupi BALFIN, pjesë e të cilit është edhe JUMBO i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjatë vitit 2021, Grupi BALFIN ka kontribuar në mbështetje të një numri të madh kauzash sociale, duke ndikuar në fusha të ndryshme, si arsimi, shëndetësia, mjedisi, fëmijët, fatkeqësitë natyrore, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: