Matijs De Ligt i thotë “jo” Mançester Junajtidit. Kapiteni adoleshent i Ajaksit të Amsterdamit, që është objekt dëshire për të gjithë klubet e rëndësishme të kontinentit, ka refuzuar joshjen e madhe të “Djajve të Kuq”, të cilët ishin të gatshëm të ofronin plot 60 milionë paund (rreth 70 milionë euro) për trasnferimin e tij në “Old Trafford”.

Lajmin e publikon “Daily Star”, që thekson se gjiganti anglez ka kërkuar të shmangë konkurrencën duke i ofruar lojtarit një kontratë pesëvjeçare prej 250 mijë paundësh në javë (rreth 15 milionë euro në sezon), një pagesë që do ta shndërronte De Ligtin në lojtarin më të paguar në botë mes moshatarëve të tij. Por pavarësisht kësaj, propozimi është kthyer pas dhe kjo natyrisht që ka lënë të shtangur drejtuesit e Junajtidit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb