Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, ka folur lidhur me zonën Shengen ku tha se ajo mundëson qarkullimin e lirë të kapitaleve. Sipas tij çdo kontroll kufitar ka një kosto të lartë për vendet.

“Fundi i Schengenit rrezikon t’i japë fund bashkimit ekonomik dhe monetar dhe problemi i papunësisë do të bëhet edhe më i madh. Gjërat duhet t’i shohim në kompleksitetin e tyre. Kontrollet në kufi kanë një çmim, për shembull ato mes Suedisë dhe Danimarkës kushtojnë 300 milionë humbje të ardhurash, ndërkohë që ato mes Gjermanisë dhe Danimarkës kushtojnë 90 milionë euro. Jam i impresionuar nga brishtësia e BE-së dhe nga thyerjet që kanë ndodhur apo që priten të ndodhin. Ka një polikrizë që nga refugjatët te terrorizmi dhe te Ukraina dhe Rusia. Unë do të bëj gjithçka që të mënjanoj fillimin e fundit të Evropës”, tha Juncker.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb