BRUKSEL-Deri në fillim të qershorit e pret arritjen e marrëveshjes midis Greqisë dhe partnerëve, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, siç i deklaroi agjencisë ”Bloomberg” duke theksuar se marrëveshja do të zhbllokojë ndihmën emergjente për Greqinë.

Juncker tha se ka ndikim personal në përpjekjet për t’u shmangur falimentimi i vendit, ndërsa përgënjeshtroi lajme të shtypit grek dhe britanik, sipas të cilave ka hartuar një plan kompromisi për llogari të kreditorëve.

“Nuk ekziston plan Juncker. Zërat në shtypin britanik dhe grek nuk janë të vërtetë”, deklaroi ai.

I pyetur nëse është optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes qeverisë greke dhe kreditorëve dhe kohën e arritjes së saj, Juncker tha “po, nga fundi i majit, fillimi i qershorit”.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: