Është urgjente që të kalojmë nga fjalët në vepra lidhur me çështjen Brexit, sepse koha po mbaron, paralajmëroi në mënyrë të përsëritur presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në Parlamentin Europian.

“Duke ditur se ka mbetur vetëm një vit, ka ardhur koha për të shndërruar fjalimet në traktate dhe për të transformuar premtimet në marrëveshje”, theksoi Juncker.

“Në fakt kanë kaluar 349 ditë që nga njoftimi i i largimit të Britanisë së Madhe më 29 mars të vitit të kaluar, dhe janë ende 381 ditë për zyrtarizimin e lamtumirës së Londrës , më 29 mars të vitit të ardhshëm”, tha ai, shkuan atsh.

“Kjo urgjencë duhet të na nxisë të gjithëve, BE-në dhe Britaninë e madhe për të vepruar sipas një politike, pragmatizmi dhe transparence”, theksoi Juncker.

“Gjithashtu, kufiri mes Irlandës dhe Irlandës së Veriut nuk është vetëm një çështje irlandeze, por dhe europiane”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: