Kreu i Komisionit Europian, Zhan-Klod Junker deklaroi sot se ishte i pakënaqur me mungesën e përparimit në bisedimet për shpëtimin e Greqisë.
Por, ai këmbënguli se nuk kishte asnjë shans për një dështim që mund ta çonte Greqinë drejt daljes nga Eurozona. Deklarata e Junker u bë pak përpara takimit me kryeministrin e Greqise Aleksis Cipras ne Bruksel.

Ky i fundit zhvilloi sot nje takim edhe me kreun e parlamentit Europian, Martin Shulc. “Greqia ka nisur përmbushjen e angazhimeve te saj dhe ne presim qe edhe partneret tane te fillojne të bëjnë pjesën e tyre” deklaroi Cipras gjatë takimit me Shulc.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: