Forcat birmaneze qëlluan mbi pjesëmarrësit në një ceremoni mortore të dielën, një ditë pasi mbi 100 vetë u vranë në protesta, dita më e përgjakshme që nga grushti i shtetit të 1 shkurtit.

Njerëzit që kishin shkuar për nderime e fundit në Bago, një qytezë pranë kryeqytetit Jangon, u larguan me vrap pasi shpërthyen të shtënat, sipas dëshmitarëve. Nuk kishte njoftime për të lënduar.

Ceremonia u organizua në nderim të 20-vjeçarit Thae Maung Maung, një ndër më shumë se 100 viktima të vrara të shtunën nga furcat e sigurisë.

Shefat e mbrojtjes nga 12 vende demokratike dënuan të shtunën përmes një deklarate përdorimin e forcës kundër protestuesve duke thënë se udhëheqësit ushtarakë të Mianmarit kanë humbur besueshmërinë në popullatë.
“Një ushtri e rregullt ndjek standardet ndërkombëtare dhe është përgjegjëse për mbrojtjen, jo lëndimin e popullit të cilit i shërben,” thuhej në deklaratë.

“U bëjmë thirrje Forcave të Armatosura të Mianmarit të ndalin dhunën dhe të punojnë për të rikthyer respektin dhe besimin e popullit që ka humbur nga këto akte”/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb