Jupiteri përgatitet të dhurojë spektakël në qiell gjatë qershorit për të përshëndetur ardhjen e verës.

Në fakt, në 10 qershor, planeti gjigant i Sistemit Diellor do të jenë në distancën më të afërt me Tokën (të paktën 641 milionë kilometra), duke u shfaqur më i madh dhe i shndritshëm nga zakonisht.

“Me verën në prag qielli do të dominohet nga planetet gjigante. Marsi dhe Venusi do të jenë më poshtë në horizont, ndërsa objektet më të dukshme dhe interesante do të jenë Jupiteri dhe Saturni”, shpjegon Unioni Italian i Astrofilëve (UAI).

Në 10 qershor, Jupiteri do të arrijë vizibilitetin maksimal dhe do të mund të shihet me sy të lirë gjatë gjithë natës, ndërsa Saturni do të jetë lehtësisht i dallueshëm rreth mesnatës në horizont me drejtim nga juglindja./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: