Rinovimi i Jurgen Klopit me Liverpulin është zyrtar dhe ky lajm është komentuar edhe nga ana e Zhoze Murinjos gjatë konferencës për shtyp përpara ndeshejs që Totenhem Hotspurs do të zhvillojnë në transfertë ndaj Ulvërhempton Oundëreres.


“Ky rinovim do të thotë se te Liverpuli të gjithë janë të lumtur. është edhe Jurgeni, përndryshe nuk do të kishte firmosur. është edhe klubi, ndryshe nuk do t’i kishte propozuar rinovimin. Janë tifozët, që e duan trajnerin e tyre pa kushte. Ky është një lajm i mirë për Premier League sepse ne këtu duam të kemi lojtarët më të mirë dhe trajnerët më të mëdhenj dhe Jurgen është një trajner i madh”.


(Balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb