Jurgen Klopp është njeriu i momentit, trajneri më i mirë i vitit i shpallur nga FIFA, kampion në fuqi në UEFA Champions League, lider absolut i këtij sezoni në Premier League, por asgjë nga këto nuk e mban të lidhur një trajner si Klopp, unik në mënyrën se si e përjeton futbollin. Te Liverpool, Klopp ka gjithçka që një trajner dëshiron, një grup shumë të mirë, buxhet pa limit, një tifozeri e jashtëzakonshme, por as kjo nuk e bën të ardhmen e tij të sigurt.

Klopp
Klopp

Sipas “Sunday Mirror”: Federata Gjermane e Futbollit sheh te Klopp pasuesin ideal të Loë. Klopp në mënyrë indirekte ka shprehur dëshirën e tij që në një të ardhme të drejtoj përfaqësuesen e vendit të tij, kjo sipas të përditshmes britanike mund të ndodh më shpejt seç palët e kishin menduar. Tifozët e Liverpool mund të qëndrojnë të qetë për momentin, Klopp ka një kontratë me klubin e kuq deri në vitin 2022, për momentin ka ndërmend ta respektoj por në futboll kurrë mos thuaj kurrë, gjërat mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb