Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se ekziston një vështirësi për procedurën e përzgjedhjes së kandidaturave për Këshillat bashkiakë.

Ai tha se në procesin e përzgjedhjes do ketë komplikime serioze për këtë çështje, ndërsa shtoi se juristët kanë debate të shëndetshme për këtë pjesë, ndërsa sheh si zgjidhje Primaret.

“Unë besoj se zgjedhja e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë duhet të bëhet me primare. Po punohet, por një vështirësi ekziston në procedurën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. Zgjedhja e tyre unë besoj se duhet të bëhet me primare. Natyrisht në këtë rast, komplikimet janë më të mëdha.
Sepse, po marrim Tiranën ose një rreth tjetër. Nëse do ndjekim përfaqësimin, mund të ndodhë që nga lista të dalë një këshilltar që ka marrë 1 mijë vota dhe me listë të listohet një këshilltar që ka marrë 100 vota vetëm për shkak të zonës që përfaqëson. Ky është një problem i shumanshëm. Juristët kanë një debat të shëndetshëm për këtë procedurë dhe ne po përpiqemi të marrim eksperiencën e të tjerëve për të bërë realitet zgjedhjen e këshilltarëve në gjithë Shqipërinë..”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: