Juristi Jordan Daci i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është shprehur pësimit për mënyrën se si u ngrit Gjykata Kushtetuese pas 3 vitesh mungesë.

Daci thekson se prej presionit të SHBA, politika shqiptarë që bllokoi ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për 3 vite e bëri për 3 ditë.

Ai thotë se si radha ashtu dhe mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është në shkelje flagrante me Kushtetutën, dhe për ta futur në ngërç mjafton të kërkosh përjashtimin e anëtarëve të zgjedhur.

Sipas tij nuk është respektuar fakti që çdo institucion duhet të zgjedhë nga 3 anëtarë, si dhe s’u respektua as radha e zgjedhjes së tyre.

”Fatmirësisht kemi Gjykatë Kushtetuese, por në kundërshtim me Kushtetutën.  Shkelje flagrante që çdo institucion duhet të zgjidhte 3 anëtarë.

Problemi është që vetë mënyra si u konceptua, shkelja e radhës. Duhet të kalonte President, Kuvend, Gjykatë e Lartë. Nuk është kriter absolut. Por gabim është nga ata që e futën në Kushtetutë si kriter.

Gabimi ishte që në fillim. Që tek radha. Logjika është shumë e thjeshtë, problemi nuk e jusitifikon shkeljen. Kostot politike kanë bërë që klasa vendimmarrëse, ata që e bllokuan për 3 vjet, falë presionit amerikan, e zgjidhën për 3 ditë.

Faktikisht, po të duash ta futësh në ngërç, s’dua të stimuloj por procedurialisht, mjafton të kërkosh përjashtimin e këtyre që janë futur në shkelje, dhe e fut në kolaps.

Anti-kushtetueshmëria këtu ësthë këmbëkryq. Shpresoj që të ofrojë shembull pozitiv ashtu si Gjykata Kushtetuese në Kosovë, pra më mirë ta kesh se sa mos e kesh. Kushtetutshmëria është zgjidhje. Unë jam që rendi demokratik e demokracia nuk funksionojnë nëse s’zbatojmë strikt rregullat.”- tha Daci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb