Aktivistja dhe avokatja Ardiana Kalaja nga protesta për Teatrin Kombëtar para SPAK i bëri thirrje këtij institucioni të ri të drejtësisë që të arrestojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj dhe nënkryetarin, Arbjon Maznikun, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit masiv.

Ajo tregoi edhe padite qe kane bere per kete ceshtje.

“Kryetari i bashkisë Velaij dhe Mazniku, kanë kryer jo vetëm një vepër kriminale. Por i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të konsiderueshme. Në këto kushte, teatri kombëtar, të qëndrojë dhe të rindërtohet atje ku ka qenë, ne sot kemi ardhur me kërkesa specifike për strukturën e SPAK. Së pari, kërkojmë marrjen e masës; sekuestro preventime dhe pezullim të punimeve. Kërkojmë marrjen e masës; arrest me burg për shtetasin Erion Veliaj, me funksion kryetar bashkie, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘korrupsion pasiv’. Arrest me burg për Arbjan Maznikun me funksion nënkryetar i bashkisë, akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Provat janë në SPAK, indicet janë aty. SPAK të bllokojë çështjen, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. Kemi bere disa padi. Padia e parë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt dhe drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliaj. Padia e dytë ndaj Veliajt dhe kreut të Këshillit bashkiak. Padia e tretë ndaj ish-ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.”, tha Kalaja.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb