Për shkak të emergjencës shëdetësore globale, Justin Bieber ka vedosur të shtyrë turneun e tij botëror të albumit ‘Changes’, që duhet të niste në maj. Së bashku me bashkëshorten Hailey Baldwin ai po shijon karantinën në vilën e tij në Kanada. Në javët e shkuar kishte ndryshuar datat e disa koncerteve, por tani stafi i artistit ka njoftuar shtyrjen e turneut.

‘Si pasojë e emergjencës aktuale që ka goditur shëndetit publik dhe me shqetësimin e thellë për të gjithë personat e goditur nga koronavirusi, Justin Bieber do të shtyjë të gjithë datat e koncerteve të programuara për 2020, për ‘Changes Tour’. Justin, së bashku me grupin e tij, balerinët dhe trupën, ka punuar shumë për të përgatitur një spektakël të jashtëzakonshëm, por ka vënë gjithmonë në plan të parë shëndetin e fansave të tij’, thuhet në komunikatën për shtyp.

“Tani ai po pret me ankth mundësinë për tu kthyer në skenë dhe për të performuar në një hapësirë të sigurtë për të gjithë. Ai i kërkon fansave të ruajnë biletat, dhe do të jenë të nderuar ta ndjekin sapo të programohen datat e ardhshme. Informacioni për datat do të jetë shumë shpejt i përditësuar’, saktëson stafi i Bieber.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb