Në barkë, me kostum plazhi dhe me një pastor me t-shirt me çorape të shkurtra. Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë dashur të festojnë dashurinë e tyre dhe devocionin e tyre për Zotin duke u pagëzuar së bashku. Këngëtari ka ndarë këto momente në rrjetet sociale, duke i cilësuar më të veçantat e jetës së tij, me 143 milion ndjekësit e tij, duke postuar foto të kësaj eksperince të pazakonshme shpirtërore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në foto Justin dhe Hailey mbahen dorë për dore, teksa janë të zhytur në ujë dhe pastori Judah Smith, që edhe ai shfaqet në një foto në barkë i ulur pranë këngëtarit, i pagëzon. ‘Ja momenti në të cilin, bashkëshortja ime dhe unë jemi pagëzuar së bashku! Ka shkruar Bieper që ka shtuar:’i rrëfejmë publikisht miqve tanë dhe familjarëve dashurinë dhe besimin tonë për Jezu Krishtin’.

Nuk është hera e parë që Bieber pagëzohet në mënyrë të pazakontë. Në 2014, kur këngëtari ishte akoma i fejuar me Selena Gomez, pastori Carl Lentz, me të cilin Bieber kishte nisur rrugën e tij shpirtërore, e kishte pagëzuar në një vaskë banjoje. Besimi ka pasur një rol të rëndësishëm në marrëdhënien mes Bieber dhe Baldwin. Të dy, që njiheshin që kur ishin shumë të rinj, janë ritakuar sërish dhe janë lidhur gjatë një ceremonie sekrete në New York. Në shtator të 2018 ata celebruan dashurinë e tyre në një martesë fetare në Carolinën e Jugut.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb