Është folur për të gjithë verën pa pasur një konfirmim zyrtar. Por mesa duket martesa mes Justin Bieber dhe modeles Hailey Baldëin është konsumuar.

Të dy kanë konfirmuar sipas mënyrës së tyre, në rrjetet sociale martesën, e realizuar në sekret të madh.

Ajo ka ndryshuar emrin e saj në Instagram në Hailei Bieber, ndërsa ai në profilin e tij ka ndarë foton e tyre me komentin bashkangjitur “Gruaja ime është e madhe”.

Martesa e tyre diskutohej prej muajsh, që kur këngëtari zyrtarizoi fejesën me modelen në një postim në Instagram në korrik 2018.
Në shtator, Hailey kishte mohuar zërat për një ceremoni të ndodhur në Neë York dhe nëpërmjet rrjetit social kishte sqaruar:’E kuptoj nga vijnë spekulimet, por nuk jam martuar akoma”.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb