SHBA – Përdorimi në masë i lëndëve narkotike të VIP-ve të Hollywood-it është kthyer në një problem shumë të madh. Viktima e fundit ka qenë këngëtari, Mac Miller i cili ndërroi jetë pak ditë më parë. Po ashtu edhe këngëtarja e njohur Demi Lovato rrezikoi jetën për shkak të një overdoze. Pasi dola një spitali këngëtarja u shtua në një klinikë rehabilitimi.

Por duket se edhe një tjetër këngëtar i njohur siç është Justin Bieber paska qenë shumë afër vdekjes. Ka qenë menaxheri i tij Scooter Braun i cili në një intervistë për “The Red Pill Podcast” është shprehur se ka kaluar shumë vështirësi me këngëtarin. Justin në moshën 19-vjeçare ka qenë një konsumues i rregullt i lëndëve narkotike dhe Scooter ka qëndruar gjithmonë me frikës se ai mund të humbiste jetën në një moshë shumë të re.

“Kisha shumë frikë se do ta humbisja dhe nuk më zinte gjumi. Mendoja se me aq shumë sa pinte gjatë natës nuk do të ishte në gjendje të zgjohej në mëngjes” – tha Scooter.


Kujtojmë se këngëtari i njohur është shoqëruar disa herë në polici për shkak se drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu ai njihej dhe për mënyrën agresive që sillej me gazetarët dhe fotografët. Por çdo gjë ka ndryshuar tashmë dhe këngëtari i njohur shumë shpejt do të martohet me modelen Hailey Baldwin.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb