SHBA

Rreth një muaj më parë, Justin Bieber ndau me të gjithë fansat një shqetësim të madh që lidhej me shëndetin e tij. Këngëtari i njohur tregoi se do të shkëputej për pak kohë nga muzika, për të trajtuar disa probleme. Ndër të tjera ai shprehej se muzika është shumë e rëndësishme për të, por asgjë nuk vjen para shëndetit dhe familjes.

Justin Bieber
Justin Bieber

“Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen përpara familjes dhe shëndetit tim”. Këto kanë qenë fjalët e Justin Bieber, ku lajmëronte heqjen dorë nga muzika për një fare kohë të pacaktuar.

Ndërsa ditën e sotme Justin ka treguar se po vazhdon të luftojë fort për të qenë mirë nga ana shëndetësore. Ai ka publikuar në rrjete sociale një ‘selfie’, në të cilën shkruante: “Çdo ditë po bëhem më mirë…po rikthehem…asnjëherë nuk do ndaloj së luftuari”. Ai ka shtuar se kjo ka qenë një ndër periudhat më sfiduese në jetën e tij. Por kujtojmë që këngëtari lajmëroi se nuk do ta braktisë muzikën. “Do të kthehem më vonë me një album të ri’- shkruante ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: